Apple 1 miliardë investim për të krijuar punë të reja

Gjatë kampanjës së vitit të kaluar, Donald Trump ka cekur mungesën e punëve prodhuese në SHBA, duke thënë se kompani si Apple do të ndihmonin në zgjedhjen e situatës

Kompania gjigante Apple duket se do ta takojë presidentin në gjysmë të rrugës, për të ndihmuar në rregullimin e situatës, shkruan rtv21.tv.

Kompania me fitimet më të mëdha në botë ka lajmëruar se do të investojë 1 miliardë dollarë në krijimin e vendeve të reja të punës në Shtetet e Bashkuara, dhe se investimi i parë do të bëhet publik gjatë këtij muaji.

Apple iu bashkua shumë kompanive të tjera që më herët kanë lajmëruar se do të krijonin, shtonin apo mbanin punët në Shtetet e Bashkuara, shumë nga këto lidhur me prodhimin./21Media

Back to top button