Apple dhe Broadcom arrijnë marrëveshje për prodhimin në SHBA të pjesëve të pajisjeve elektronike

Kompania Apple ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje shumëmiliardëshe me prodhuesin e chipave Broadcom për të përdorur më shumë pjesë pajisjesh të prodhuara në SHBA.

Në këtë marrëveshje, dy kompanitë amerikane do të zhvillojnë përbërës për pajisjet 5G që do të projektohen dhe prodhohen në Amerikë.

Apple thotë se marrëveshja është pjesë e një plani që kishte njoftuar në vitin 2021 për të investuar 430 miliardë dollar në ekonominë amerikane.

Lëvizja vjen ndërsa mes Uashingtonin dhe Pekinit janë intensifikuar tensionet në lidhje me industrinë e teknologjisë.

SHBA ka vendosur një sërë masash ndaj industrisë kineze të prodhimit të chipave dhe ka vendosur të investojë miliarda dollar për të zhvilluar sektorin amerikane të gjysëmpëruesve.

Në fillim të kësaj jave, Kina shpalli produktet e kompanisë amerikane të prodhimit të chipave Micron Teknologji si një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, sipas marrveshjes së arritur mes Apple dhe Broadcom, që thellon marrëdhënien ekzistuese mes tyre, përbërës të pajijseve të Apple do të projektohen dhe prodhohen në Kolorado dhe pjesë të tjera të SHBA-së.

Back to top button