Shakira akuzohet për plagjiaturë për këngën e re

Sërish po flasin të gjithë për Shakira-n, por këtë herë për këngën e saj të re ‘Acrostico’, ku së bashku me të shfaqeshin dy fëmijët që ndan me Gerard Pique, Milan dhe Sasha. Të dy janë duke luajtur në piano dhe madje mund të dëgjohen duke kënduar disa vargje të këngës.

Përfshirja e dy fëmijëve ka shkaktuar mjaft bujë dhe polemika, pasi artistja u mërzit kur ish-lojtari e nxori Milanin në një performancë live të Kings League. Shumë kanë kritikuar se dy fëmijët e saj nuk duhet të jenë kaq shumë të shfaqur publikisht.

Por nuk është e vetmja polemikë që ka lindur rreth ‘Acrostico’. Këngëtarja Paula Mattheus ka hedhur në Instagramin e saj se kënga e re e Shakirës ngjan shumë me një të sajën, ‘Te dije la verdad’. Në një rrëfim, artistja ka vendosur tekstin e mëposhtëm: “Po më duket, por dyshoj se Shakira ka bërë plagjiaturë”, nisi të shkruante ajo.

Por këngëtarja e zbuti situatën duke thënë: “Janë gjëra që ndodhin në muzikë ndonjëherë që janë rastësi (mendoj)”, tha Mattheus. Më pas, në një rrëfim tjetër, ajo tha se “është e vërtetë që duken njësoj” dhe përfundoi me “por kjo është një gjë e mirë”.

Nuk është hera e parë që kolumbianja akuzohet për plagjiaturë, kjo ka ndodhur së fundmi me këngën që ka bërë me Bizarrap në të cilën thuhej se kishte shumë ngjashmëri me “Solo tu”nga këngëtarja Briella.

Ka qenë kjo e fundit që ka postuar një postim në Twitter ku krahason këngën e saj të publikuar në qershor 2022 me atë të kënduar nga Shakira.

Back to top button