Apple do të prodhojë iPhone 14 në Indi

Kompania teknologjike Apple ka thënë të hënën, se do ta prodhojë modelin iPhone 14, të promovuar së fundi, në Indi, pasi gjiganti i teknologjisë largon një pjesë të prodhimit të tij nga Kina.
Kompania prezantoi iPhone 14 në një ngjarje në fillim të këtij muaji, ku u fokusua në përmirësimet e sigurisë dhe jo në specifikimet e reja teknike, me përjashtim të një ore të re të fokusuar në aventura.
“Linja e re e iPhone 14 prezanton teknologji të reja novatore dhe aftësi të rëndësishme sigurie. Ne jemi të ngazëllyer që do të prodhojmë iPhone 14 në Indi”, tha Apple në një deklaratë.
Analistët në JPMorgan presin që Apple të zhvendosë rreth 5% të prodhimit të iPhone 14 nga fundi i vitit 2022 në Indi, e cila është tregu i dytë më i madh në botë i smartfonëve pas Kinës.
Apple mund të prodhojë një në katër iPhone në Indi deri në vitin 2025, thanë analistët në një shënim javën e kaluar./21Media

Back to top button