​Prindërit me thirrje që menjëherë të fillojë mësimi

“Nxënësit nuk janë vlerë monetare” “Po duam të kthehemi në shkollë”, janë disa nga thirrjet e nxënësve të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë. Prindër e fëmijë sot kanë protestuar për hapjen e shkollave dhe ndërprerjen e grevave.
Anëtarja e Këshillit të Prindërve në shkollën “Faik Konica”, Fatbardha Sheholli e cila ka dy fëmijët në këtë shkollë ka bërë thirrje që menjëherë të fillojë mësimi.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i cili ka përcjellë mbarëvajtjen e kësaj proteste të organizuar në oborrin e shkollës “Faik Konica”, ka kërkuar që zgjidhja për të dalë nga greva të bëhet sot.
Valentina Demolli nga KMDLNj, tha se palët duhet të ulen dhe të diskutojnë për zgjidhje, meqë humbjet janë të mëdha./21Media

 

Back to top button