Arabia Saudite për herë të parë hap dyert për turistët e huaj

“Moment historik” për vendin

Arabia Saudite do të hap dyert e saj për turistët ndërkombëtarë për herë të parë si pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të ulur varësinë e saj ekonomike nga nafta.

Të premten, mbretëria do të nisë një regjim vizash për 49 vende dhe do të vendos kode të rrepta veshjesh për vizitorët femra.

Ministri i turizmit Ahmad al-Khateeb e përshkroi atë si një “moment historik” për vendin.

Vizat deri më tani ishin të kufizuara kryesisht për pelegrinët, njerëzit e biznesit dhe punëtorët mërgimtar, transmeton rtv21.tv.

Arabia Saudite gjithashtu shpreson të sigurojë investime të huaja në industrinë e turizmit. Dëshiron që turizmi të rritet nga 3% në 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030.

Në 2017 Arabia Saudite njoftoi një projekt masiv të zhvillimit të turizmit që do të kthejë 50 ishuj dhe vende të tjera në Detin e Kuq si vendpushime luksoze.

Vitin e kaluar filloi ndërtimi në “qytet argëtues” të Qiddiya afër Riad-it, i cili do të përfshijë parqe, objekte të sporteve motorike dhe një zonë safari./21Media

Back to top button