Arabia Saudite prezanton planin e së ardhmes për ndërtimin e një qyteti pluskues

 
Qyteti me tetë anë që do të qëndrohet mbi ujë në Detin e Kuq, është plani të cilin e ka bërë të ditur se do ta realizojë Arabia Saudite.
Ky lloj kostruksioni quhet Oxagon, dhe ai do të realizohet në skaj të rajonit të ri të vendit në pjesën veriperëndimore.
Ndryshe, Neom apo ky projekt i cili është i princit saudit Mohammed bin Salman, është pronë e planifikuar që ka kushtuar $500 miliard dollarë. Ky qytet do të përfshijë një sipërfaqe prej 16,000 km katror të provincës Tabuk të Arabisë Saudite, në afërsi të kufirit në mes Jordanisë e Egjiptit.
Emri Neom është kombinim i fjalës greke Neos, që do të thotë i ri, dhe mustaqbal, që në arabisht do të thotë ‘e ardhme.’
Ai është pjesë e një plani ambicioz që të largojë Arabinë Saudite nga varësia e naftës dhe të transformojë vendin në qendër teknologjike, si Lugina e Silikonit.
Sipas të dhënave për qytetin Neom, ai do të jetë 33 herë më i madh se New York. Në qendër të tij po ashtu do të ndërtohet edhe një qytet i mençur, që po ashtu do të quhet Neom.
Qyteti do të jetë destinacion dhe strehë e njerëzve të cilët ëndërrojnë të bëhen pjesë e një modeli të ri ndërtese për krijim të bizneseve si dhe për risajim të një ambienti mbrojtës.
Pjesë e planit të tij përfshihen edhe: dronët fluturues taksi, parku Jurassic, me robotë dinosaurë.
Rajoni do të bëhet kopsht koralesh, apo me fjalë të tjera, rajoni më i madh në botë me korale. Gjatë netëve, atje do të shndritë hëna artificiale, thuhet sipas të dhënave për këtë qytet pluskues.
Tashmë në këtë projekt janë angazhuar 1500 të punësuar. Vendi do të jetë i ndërtuar me një sistem të liruar nga karboni.
Hapi i radhës për këtë qytet ësht që të deklarohet “zonë e lirë”, me ligje të ndryshme nga ato të Arabisë Saudite.
Sipas përgjegjësve të projektit, ai do të përfundojë shpejtë./21Media

Back to top button