Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Të enjten parashihen intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, ka njoftuar IHMK./21Media