Arbana Xharra kritikon gratë e subjekteve politike

Sipas Xharrës janë vetë gratë që kësaj radhe duhet të japin mesazh tjetër…

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka kritikuar gratë deputete të subjekteve të ndryshme politike për mënyrën e veshjes së tyre në fushatën parazgjedhore.

Ajo është shprehur se zëri i grave duhet të dëgjohet për padrejtësitë dhe shkeljet që ju bëhen atyre. Sipas saj zëri i grave nuk është manikyr dhe pedikyr.

”Dreqi e mart, fushate keni me u taku me qytetare qe kane halle e derte, nuk i shkohet me 1 kg makeup ne ftyre e me veshje si ne kanagjegj. Cili eshte misioni yne?! Pa dashe me nencmu stilin e veshjen e askujt, ne Kosove eshte marre me ju shite mend me salltanet qytetareve shumica e te cileve jane ne zor per mbijetese. Zani i grave duhet me u ndegju per padrejtesite e tyne, per shkeljen qe ju behet prej pragut te shpise e deri ne instancat me te nalta. Zani i gruas nuk eshte manikyr pedikyr.
Po kerkohet me shume se kurre perfaqesimi i gruas ne politike, institucione dhe vendimmarrje. Jane vet grate qe kesaj radhe duhet te japin mesazh tjeter, te kene preokupim programin, kauzat, fjalimet e qendrimet dhe jo vetem dukjen!”, ka shkruar Xharra në facebook./21Media

Back to top button