Arben Bala dhe eksperienca në “Countrymen”

Aktori shqiptar i cili jeton e vepron në Norvegji, Arben Bala arriti një sukses të jashtëzakonshëm në “Country Men”.
Kështu, në Festivalin e Filmit në Kanë, ai u shpërblye me çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij në “Country Men”.

Në një bisedë në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21, Bala foli për eksperiencën e tij në “Country Men”.

Gjithashtu, foli edhe për çmimet ndërkombëtare.

Tutje, rrëfeu për jetën në Norvegji si dhe për pushimet për fundvit në Kosovë.

“Countrymen” është me regji të regjisorit shqiptar, Izer Aliu.
Seriali dramatik “Countrymen” arriti të marrë dy çmime të rëndësishme; për performancën e kastit të ansamblit të tij (aktorët më të mirë) dhe çmimin “High-School Best Series” (seria më e mirë nga juria e të rinjve).
Historia e këtij seriali tejet të famshëm në Norvegji, ndjek katër burra myslimanë që lëvizin në një pjesë rurale të Norvegjisë dhe përfundojnë duke krijuar biznesin e parë të prodhimit të djathit hallall në Norvegji.
Me humor të errët, të thyer shpesh për të zbuluar ndjenjat e brendshme të personazheve, “Countrymen” përpiqet të zhytet auditorin në një Norvegji moderne multikulturore, pa e marrë veten shumë seriozisht”, thekson revista Variety./21Media

Back to top button