Arben Fetahu bëhet anëtar i bordit të KOK-ut
Kryetari i Federatës së Basketbollit Kosovës, Arben Fetahu është bërë anëtari më i ri i bordit ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi me rastin e prezantimit të projektit Safeguarding the Future” në kuadër të Erasmus+ nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Me këtë rast, Krasniqi tha se ka besim të plotë që Fetahu do ta ndihmojë KOK-un në shumë projekte të reja në të ardhmen.
“Sot e kam një lajm të veçantë sepse në bordin e Komitetit Olimpik të Kosovës sot do ta kem edhe një anëtar të ri, dhe ky anëtar i ri është kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu i cili do të jetë një mbështetje shumë e fortë e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe ne jemi mëse të lumtur që prej sot do ta kemi anëtar të ri në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe së bashku do të vazhdojmë drejt projekteve të reja.”, tha Krasniqi.
Ndërsa Fetahu tha me këtë rast se ai ndihet shumë i vlerësuar dhe se do të jap kontribut të madh në këtë pozitë.
“Falemdnerit shumë për vlerësimin. Siç e kemi diskutuar edhe më parë, ne punojmë në sport dhe për sportin, kam hapësirë për të dhënë dhe për të kontribuar ne Komitetin Olimpik të Kosovës. Për mua do të jetë nder dhe privilegj i veçantë dhe iu garantoj qe nuk do të mungoj kontributi im”, tha Fetahu.
Ndryshe, Fetahui vitin e kaluar është emëruar edhe anëtar i bordit ne FIBA.