Rita Ora publikon “Shape Of Me”, klipi shoqërohet me filmime nga fëmijëria

Rita Ora ka vendosur që të risjellë një dimension të ri të këngës së saj “Shape Of Me”, përmes një bashkëpunimi me yllin australian Keith Urban.

Në videoklip shihen momente të ndryshme nga fëmijëria e saj së bashku me motrën dhe vëllain. Këngëtarja shqiptare, ia ka kushtuar këtë këngë nënës së saj Vera Orës, si dhuratë për 60-vjetorin e saj.

Në një postim në Instagram, Rita shkroi: “Unë e nxora këtë këngë për nënën time në ditëlindjen e saj të 60-të, por është gjithashtu një këngë që reprezenton dikë që keni dashur në jetën tuaj dhe për ndokënd që ju ka ndihmuar përgjatë rrugëtimit tuaj”.

Back to top button