Arbër Hoxha zgjedh Shqipërinë, Sylvinho publikon listën
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se trajneri Sylvinho ka publikuar sot listën me plot 26 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë.
Në listën e Sylvinhos ka risi, pasi që sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha është i përfshirë, ndërsa janë lënë jashtë Mirlind Daku dhe Arbnor Muja.
Hoxha kishte ftesë nga Kosova dhe Shqipëria, por duket se ka zgjedhur kuqezinjtë.
Po ashtu, pjesë e grumbullimit janë edhe sulmuesit Rey Manaj dhe Armando Broja.
Shqipëria luan kundër Kilit më 22 mars, ndërsa tri ditë më vonë përballet me 25 mars.
Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho.