Kaloni te përmbajtja kryesore

Arbër Vokrri emërohet zëvendësministër në Qeverinë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrrin zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kjo u bë e ditur sonte përmes një komunikate të dërguar nga zyra e Kryeministrit.
“Kurti me këtë rast ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Arbër Vokrri është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button