Kaloni te përmbajtja kryesore

BE monitoron votimin në Prishtinë e Graçanicë: Çdo palë zgjedhje janë test i demokracisë

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova ka vizituar disa qendra votimi si pjesë e vëzhgimit diplomatik të koordinuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo qëndroi në Prishtinë dhe Graçanicë.

“Duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe Graçanicë si pjesë e Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga BE-ja, Shefja në Detyrë e BE-së në Kosovë, Palatova, ishte e kënaqur që pa një proces votimi të qetë. Çdo zgjedhje është një provë e demokracisë. Gjithë të mirat për pjesën tjetër të ditës”, thuhet në një njoftim të Zyrës së BE-së në Prishtinë”,  thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button