Arbnor Rifatit i hiqet masa e arrestit shtëpiak
Trajnerit kosovar, Arbnor Rifati i është hequr sot masa e arrestit shtëpiak.
Rifati u arrestua pas një aksioni nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, avokati i Rifatit, Edis Kuraja bëri të ditur sot se klientit të tij i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak.
“Ndërpritet masa e arrestit shtëpiak ndaj të mbrojturit tim, Arbnor Rifatit. Unë besoj në pafajsinë e Arbnorit dhe bashkë këtë çështje do ta çojmë deri në fund. Arbnor, e gëzofsh lirinë”, shkroi Kuraja në “Facebook”.
Kujtojmë që së bashku me Arbnor Rifatin u arrestua edhe gjyqtari Daut Mehmeti, nën akuzat e njëjta për kurdisje të ndeshjeve.