Arbnora Ademaj në zi, i vdiq një person i dashur
Modelja dhe aktorja shqiptare, Arbnora Ademaj përmes një postimi ka njoftuar ndjekësit e saj në “Instagram” se ajo dhe familja e saj kanë humbur një person të dashur. Ajo ka bërë të ditur se i ka vdekur axha i saj.
”Pusho i qete axha jone! Prezenca jote do t’i mungoj shume zemrave tona! Shpresoj te takohemi ne nje vend tjeter pa dhimbje! Lamtumire axha Smajl’’, ka shkruar Arbnora krahas fotografisë së postuar.
Arbnora aktualisht është duke qëndruar në Turqi, pasi është bërë pjesë e serialit turk ”Kırık Hayatlar”./12Media
