DAM Festival nuk starton sot, shtyhet për në tetor

Festivali ndërkombëtar i muzikës DAM, i paraparë të mbahet me fillim nga 31 gusht deri më 5 shtator, është shtyrë për muajin tetor, kanë bërë të ditur faqja zyrtare e festivalit përmes një postimi në Facebook.
E gjithë kjo u bë për shkak të masave antiCovid që mori Qeveria e Kosovës.
“Ju informojmë se edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM, i paraparë të mbahet nga 31 gusht deri më 5 shtator 2021, do të shtyhet për muajin tetor (10-14.10.2021). Kjo, pas miratimit të masave të reja kundër përhapjes së COVID-19, vendim i marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 29.8.2021. Shpresojmë që numrat e të infektuar do të shkojnë drejt rënies dhe nuk do të kemi humbje jetësh në mënyrë që të mund të takohemi sërish. Ndryshe Gara e 2-të e Kompozitorëve të Ballkanit në Prishtinë, do të mbahet në formatin “online” ashtu siç edhe është paralajmëruar. Nga data 6-10 shtator koncertet dhe garën do i sjellim në formatin e video koncerteve të xhiruara”, thuhet në njoftim.

Ky festival nuk është i vetmi që ka pezulluar edicionin e paraparë të fillojë në kohën e duhur, krahas tij edhe Hardh Fest ka shtyrë mbajtjen e edicionit të 20-të për arsyen e njëjtë./21Media

Back to top button