Arbnora Ademaj pjesë e serialit që do të shfaqet së shpejti në RTV21

Arbnora Demaj ka kohë që ka filluar karrierën e saj në Turqi, ku është bërë pjesë e serialeve turke të cilat të dita ditës po pushtojnë tregun e huaj.
E pasqyra e punës së saj do të shfaqet edhe për audiencën shqiptare falë ekranit të RTV21.
Siç është parlajmëruar edhe përmes promos, Radiotelevizioni 21 së shpejti do të fillojë transmetimin e serialit “Kiralik hayatlar” (Jetët e thyera), ku pjesë e kastit të kësaj telenovele është edhe Arbnora Demaj.
Aktorja është shprehur e lumtur për këtë, dhe e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale .

Kështu që të gjithë dashamirësit e serialeve turke do të kenë mundësi që bukuroshen shqiptare ta shohin në ekranin e RTV21 tek luan krah artistëve të famshëm turq./21Media

Back to top button