Pako për përballjen me inflacion, do të mbështeten këto kategori
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media të ditës së sotme ka prezantuar pakon e re financiare.
Kurti njoftoi se do të ndahen 50 euro për zyrtarët publikë, ndërsa do të ketë pagesë të njëhershme prej 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike.
Siç njoftoi pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Do të subvencionohet dyfish fatura, për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak se në muajt e njëjtë të vitit të shkuar.
Në pakon e re financiare të Kurtit janë përfshirë edhe familjet me asistencë sociale të cilët kryeministri ka thënë se do t’i mbështesë me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj.
Kurti më tej njoftoi se do t’i mbështes bizneset që u rrisin pagat punëtorëve, sipas tij Qeveria “do t’i subvenicionojë 50% të rritjes së pagës për punëtorë, 100 euro për tre muajt e ardhshëm”.
Në nëntor ndahen nga 100 euro për studentët./21Media