Ardhja e mjeteve ushtarake nga SHBA, Abdixhiku: Ky është vetëm fillimi

Deputeti Abdixhiku përkujton katër etapat e marrëdhënieve SHBA- Kosovë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova gjatë historisë së saj ka qenë e lidhur me SHBA.

Ai ka komentuar në Facebook mbështetjen e fundit amerikane për ushtrinë e Kosovës, pas ardhjes së automjeteve ushtarake nga ky shtet yni mik, duke thënë se ky është vetëm fillimi.

Historia që s’duhet harruar kurrë:

– 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.

– 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.

– 2008 Amerika sponsorizon pavarësinë e Kosovës.

– 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.

Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi.“, thuhet në postiin e tij.

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në Kosovë. Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Back to top button