Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2018

Ngjarjet e paralajmeruara per diten e sotme ne vendin tone:

Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” bën hapjen e “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku marrin pjesë ambasadorët e Quintit. (Hotel Sirius, ora 09:30 – 10:00)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën rajonale “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 10.00)

Mbahet konferenca e Forumit të Rinisë së LDK-së me temën “(Pa)siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10.00)

Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare organizojnë aktivitetin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Teatri Kombëtar i Kosovës në Prishtinë, ora 10.30)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, mban konferencë të jashtëzakonshme për media për luftimin e korrupsionit në blerjen e barnave me çmime të fryra dhe ruajtjen e miliona eurove gjatë vitit 2018. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11.00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendament dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus (D+), organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë. (Restorant Holiday, ora 11:00)

Muzeu i Kosovës për nder të Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut promovon katalogun me imazhe taktile dhe të përkthyer në Brail në bashkëpunim me shoqatat e të verbërve në Kosovë. (Muzeu i Kosovës, ora 11.00)

Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” organizon tryezën “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”. (Hotel Sirius, ora 11:00 – 13:00)

Mbahet konferencë për media me rast të mbledhjes së jashtëzakonshme të Parlamentit Studentor, ku do bëhet shkarkimi i kryetarit aktual, Arben Elshanit. (Ora 11.00)

Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare organizojnë marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut” i cili fillon nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. (Ora 12.00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 13:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kolegji AAB dhe KMDLNJ organizojnë tryezën kushtuar veprimtarit Adem Demaçit. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 14.00)

Kompania e prodhimeve të qumështit DRENA nënshkruan marrëveshje për sponsorizim me sportistët Nora dhe Akil Gjakova nga klubi i xhudos IPON i Toni Kukës. (Lokali i Delikatisë Foodcourt (Ish-Morena, Bulevardi “Nënë Tereza” vis-a-vis ndërtesës së RTK-së, ora 14.00-16.00).

Mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimit kundër-korrupsion në gazetari. (Hotel Grand, ora 17.30)

Mbahet koncerti i Korit dhe Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës me solistet mysafire nga Franca, Clemens Garcia dhe Caroline Champy – Tursun. (Kisha Katolike “Shën Ndou, ora 20:00)

Back to top button