Ardian Gola i bashkohet Vetëvendosjes

 

 

 

Sociologu Ardian Gola i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i këtij subjekti, Albin Kurti, nëpëmjet një postimi në Facebook.

Kurti ka thënë se Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Tutje ai ka shtuar se gjithnjë e ka ditur se rrugët e tyre një ditë do të pikëprehen.

Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen. Mirë se erdhe Ardian!“, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button