Argjentina në epërsi prej dy golash ndaj Italisë

Ka përfunduar pjesa e parë e “Finalisimos” ndërmjet Italisë dhe Argjentinës, ndeshje kjo e cila po zhvillohet në stadiumin “Wembley” në Angli.
Italia si kampion e evropës dhe Argjentina si fituese e Kupës së Amerikës po diskutojnë trofeun që vlerësohet si më i rëndësishme në nivel të kombëtareve.
Pas 45’ minutave, Argjentina është duke avancuar me rezultat 2-0. Goli i parë u realizua nga Lautaro Martinez në minutën e 28’ i cili u asistua nga ylli i PSG-së Lionel Messi dhe i dyti erdhi në minutat shtesë nga Angel Di Maria.

Back to top button