Kaloni te përmbajtja kryesore

Argjentina tregon për planet në muzikë

Artistja, Argjentina Ramosaj ka treguar se cilat janë planet e saj për vitin që po vjen.
E pyetur nga ndjekësit për planet në muzikë, ajo u përgjigj shkurt “Do të sjellë këngë të reja në vitin 2022”, duke lënë të kuptoni se ka gjëra të reja premtuese nga artistja.
Gjithashtu, Ramosaj u pyet se ku po jeton aktualisht, pasi vitet e fundit, sidomos nga lindja e djalit Noah, ka qenë shumë e përkushtuar në familjen e saj.
“Për momentin në Holandë, por së shpejti do të zhvendosemi në Londër”, tha Argjentina.
Së fundmi, artistja ka publikuar një projekt muzikor në bashkëpunim me Dafina Zeqirin Sa do(Ik), këngë kjo pjesë e albumit të Zeqirit “Dafinë moj”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button