Kaloni te përmbajtja kryesore

Arian Tahiri kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Arian Tahiri do të jetë kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 12 tetorit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari aktual i kësaj komune, Bedri Hamza, i cili u shpreh i bindur që Tahiri do të jetë së shpejti në këtë pozitë.

“Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha! Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton. Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ai ka thënë po ashtu se, “Që nga dita e parë kur jemi takuar, gjithnjë e ka pasur besimin dhe mbështetjen time të parezervë. Të tillë do ta ketë edhe tash kur ai po nis një rrugëtim të ri, që jam i sigurt se do të na bëjë të gjithëve krenarë”.

Për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor të këti viti, disa parti kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për kryetare komune.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button