Ariana Grande mbështet fëmijët e Mançesterit pesë vjet pas bombardimeve në koncertin e saj

Pesë vite më parë, pas një prej koncerteve të saj, Ariana Grande jetoi përvojën më të keqe të jetës, kur një kamikaz shpërtheu një bombë në hollin e vendit ku ajo performoi në Mançester të Anglisë.
Që atëherë, çdo vit, Ariana u dërgon dhurata dhe ndihmë për Krishtlindje fëmijëve atje, dhe ky vit nuk ishte përjashtim.
Të hënën, Royal Manchester Children’s Hospital Charity e falënderoi atë përmes llogarisë në Instagram për dhuratat e Krishtlindjeve për pacientët në disa spitale lokale, përcjell portali rtv21.tv
“Faleminderit Ariana! Ne jemi kaq të emocionuar që marrim dhuratat e Krishtlindjeve nga Ariana Grande për pacientët e rinj nëpër spitalet tona,” vë në dukje postimi.
Në të njëjtën deklaratë, institucioni zbuloi se këto dhurata u shpërndanë mes foshnjave, fëmijëve dhe adoleshentëve në Spitalin e Fëmijëve Royal Manchester, Spitalin Wythenshawe, Spitalin e Përgjithshëm të Mançesterit të Veriut dhe Spitalin e Përgjithshëm Trafford.
Më 22 maj 2017, një kamikaz shpërtheu një bombë brenda hollit të stadiumit në fund të koncerit të Ariana Grande, duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur më shumë se 500.
Kjo shkaktoi pezullimin e turneut të saj “Dangerous Woman” dhe një muaj më vonë ajo u kthye në Mançester për një koncert përfitimi me yje si Chris Martin, Mac Miller, Katy Perry, Pharrell Williams, Justin Bieber dhe Miley Cyrus.
Ajo ngjarje ndihmoi në mbledhjen e më shumë se 13 milionë dollarëve për viktimat dhe familjet e tyre, dhe çdo vit Ariana shkruan një mesazh drejtuar të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave./21Media

Back to top button