Zjarri në një kazino, 10 të vdekur
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh në një hotel-kazino kamboxhiane në kufirin me Tajlandën, thonë policia dhe mediat lokale.
Zjarri shpërtheu në hotel-kazinon “Grand Diamond City” në qytetin kufitar të Poipet rreth orës 23:30 të mërkurën.
Rreth 400 persona ishin në ndërtesë kur u përfshi nga zjarri, thotë policia.
Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon se çfarë dukej të ishin njerëz që hidheshin ose binin nga katet e sipërme.
Autoritetet po punojnë ende për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Disa nga të lënduarit u transferuan në spitalet në provincën Sa Kaeo të Tajlandës, tha një zyrtar i ministrisë së jashtme të Tajlandës për agjencinë e lajmeve AFP.
Poipet është një pikë kalimi kyçe midis dy vendeve. Ajo është gjithashtu e njohur për kazinotë e saj, të cilat shumë shtetas tajlandez i vizitojnë sepse kumari është kryesisht i paligjshëm në Tajlandë./21Media