Arifi: Albin Kurti non grata në SHBA

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti, ndonëse ende e pazyrtarizuar, është person non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person non grata”, deklaroi ai, teksa u shpreh mes tjerash se asnjëherë nuk ka qenë simpatizues i tashmë kryeministrit kosovar, por çdoherë kritik.

Ai në një intervistë gjithashtu komentoi edhe aneksin e Ohrit, më 18 mars, ku edhe pati disa pakënaqësi për mospërfshirjen e shqiptarëve të Luginës, në këtë çështje të dialogut.

”Unë iu kam treguar që e kam nënshkruar një dokument, i cili është publikuar nga liderët shqiptarë këtu tek ne para një jave që ne kërkojmë të përfshihemi në marrëveshje”./21Media

Back to top button