Arifi: Ju kam thënë se Albin Kurti nuk është mik dhe partner i SHBA-së

Ditëve të fundit sërish është në qendër të vëmendjes raporti Kosovë- SHBA. Ambasadori Hovenier të enjten deklaroi se cështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin SHBA- Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Ai ka thënë se vite më parë ka deklaruar se Kurti s’është mik e as partner i SHBA-së dhe sipas tij kjo rezulton edhe si “person non-grata”.
“Ju kam thënë qysh vite me parë se Albin Kurti nuk është mik dhe partner i SHBA-së, madje kjo rezulton si një person non-grata në Amerikë. Ishte një paralajmërim për të gjithë shqiparët anekënd botës se përherë të parë në histori Qeveria e Kurtit është rradhitur Anti-Amerikane me kauza mashtruese “anti-imperialiste” ashtu duke ndihmuar edhe propagandat e Beogradit që synojnë çarje të marrëdhënieve Kosovë-Amerikë”, ka shkruar Arifi.
Sipas tij tashmë edhe vetë ambasadorët amerikanë dhe ndërkomëbtarë po e thonë një gjë të tillë.
“Sidoqoftë, ditëve të fundit kemi parë dhe dëgjuar nga vetë Ambasadorët Amerikan dhe ndërkombëtarë. Se ku shpie kjo rrugicë pa kokë e Qeverisë së devijuar të Kurtit, si dhe pasojat nga ky konvertim larg politikave kombëtare shqiptare do të shihet së shpejt”, ka shkruar Arifi./21Media
Ju kam thënë qysh vite me parë se Albin Kurti nuk është mik dhe partner i SHBA-së, madje kjo rezulton si një person non-grata në Amerikë. Ishte një paralajmërim për të gjithë shqiparët anekënd botës se përherë të parë në histori Qeveria e Kurtit është rradhitur Anti-Amerikane me…
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) February 16, 2024
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?