Arifi komenton letrën e Brnabiq
Arifi letrën e Brnabiq e konsideron si goditje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq u ka shkruar letra shteteve të ndryshme për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës ndër to edhe Shqipërisë.
Lidhur me këtë ka reaguar Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi. Letrën e kryeministres serbe ai e ka cilësuar si goditje për përpjekjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Letra e Kryeministres Brnabič dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesë për tërheqjen e njohjes është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim. Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë i shoh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore. Edhe një dëshmi se tarifat duhet të hjeken menjëherë pas njohjes reciproke.”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj letrën e dërguar nga kryeministrja e Serbisë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ku kërkohet rishikimi i qëndrimit ndaj pavarësisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj e quan të turpshme./21Media