Arifi-Kurtit: Mos e ndërpre dialogun me Serbinë, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar nga kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që mos ta ndërprejë dialogun me Serbinë.
Përmes një letre, të cilën Arifi e ka bërë publike ka shkruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist nëse nuk vazhdohet dialogu.
”Nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërpritet atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist“, i ka shkruar letër kryetari i Komuëns së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Në letër përmendet edhe pasivimi i adresave si problem.
Arifi i ka kërkuar Kurtit që ta konsiderojë kërkesën e ndërkombëtarëve kur e ftojnë në dialog./21Media