Kaloni te përmbajtja kryesore

Arifi: Le ta dijë gjithë bota mbarë, se Albin Kurti ka përçarë shqiptarë

Kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi ka adresuar kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai po përçanë shqiptarët.

Ai ka përdor analogji të poezisë së Gjergj Fishtës.

“Për të kapur një analogji dhe përshtatur poezisë së Gjergj Fishtës dhe realitetit të sotëm: Dhe le ta dijë gjithë bota mbarë, se Albin Kurti ka përçarë shqiptar!” ka shkruar Arifi në platformën X.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, i ka dhënë haptas mbështetje listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button