Mbeturinat pus*tojnë Fushë-Kosovën, komuna shpall gjendje emergjente

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se komuna ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.
Ai tha se për hapat e radhës nga e hëna do të njoftojë drejtori i shërbimeve publike dhe se problemi do të zgjidhet gjatë javës.
“Sot kemi shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave”, njoftoi Prebreza në Facebook.
“Kërkojmë mirëkuptimin dhe ju sigurojmë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt. Ju faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?