Arifi nuk do t’i takojë Bislimin dhe Nagavcin, flet për RTV21

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se nuk do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministren Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci të cilët sot do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Arifi i ka thënë portalit rtv21.tv nuk do të takohet për shkak se siç thotë ai e kanë injoruar Preshevën.
“Nuk do të takohem me ta, për shkak se e kanë injoru komunën e Presheves dhe çdo shqiptar në Luginë. Arsyja tjetër është që këto janë politikat e VV-së sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe kritikat të cilet i jap në kuadër të politikave të saj në dialog i shoh të manget në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjedhje”, ka thënë Arifi për portalin rtv21.tv.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot kanë nisur vizitën në Luginën e Preshevës./21Media

Back to top button