Tensione gjatë vizitës së SBAShK-ut në shkollën “Ismail Qemaili”

Vizita e sotme e këshillit grevist të SBAShK-ut dhe atij të BSPK-së në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemaili” është përcjellë me tensione.
Qytetari Musli Rexhepi, mbesat e të cilit vijojnë mësimin në këtë shkollë, ka tentuar ta pengojë ekipin e SBAShK-ut, duke kërkuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresin grevën në arsim.
Pavarësisht që mësimdhënësit tentuan ta ndalin prindin, i njëjti akuzoi SBAShK-un për grevën, duke thënë se me këtë rast janë fëmijët që po humbin, derisa shtoi se ky ishte qëllimi që ai erdhi në këtë shkollë posa dëgjoi që SBAShK-u do ta vizitonte.
Ai tha se qëllimi nuk ishte të tensionohej situata, mirëpo pasi nuk ju dha fjala gjatë bisedës, u detyrua ta reagojë në këtë mënyrë.

Back to top button