Arifi: S’na detyron askush të mbajmë zi për serbët
Kryetari i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, tha se Presheva nuk mund të mbajë zi për serbët e vrarë në veri, pasi ndihet pjesë të Kosovës.
Ai tregoi se ka gjobë mbi 10 mijë euro, vetëm për shkak se ka vendosur flamurin shqiptar në institucione.
“Kemi vite me radhë që nuk e kemi ekspozuar flamurin serb edhe pse ligji na obligon. Unë jam i vetmi kryetar që 7-8 vjet i kam harxhuar 10 mijë euro dënime për vendosjen e flamurit shqiptar në Preshevë, që kam mbi 10 mijë euro gjobë për vendosjen e flamurit shqiptar. Jo Serbia, po kushdo qoftë nuk na detyron të mbajmë ditë zie sepse ne jemi shqiptar, dhe ndihemi si pjesë e Kosovës dhe pse administrativisht nuk jemi. Jemi totalisht kundër terrorit”, tha Arifi në një intervistë për Euronews Albania.
Ai ka sulmuar edhe ish-kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke thënë se është bashkëpunëtore e vjetër e Qeverisë serbe.
“Ardita Sinani është një bashkëpunëtore e vjetër e Qeverisë serbe. Në Preshevë e njohim Ardita Sinanin, Shaip Kamberin, se si bashkëpunojnë. Janë e vetmja e parti që ja ka aprovuar programin qeverisës Vuçiç. Ajo ka takime të shumta me Vulinin. Këtë të fundit e ka mik”, tha Arifi.
Më 24 shkurt në Banjskë u vra polici Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.