Barcelona sërish nën hetime

Klubi spanjoll i futbollit Barcelona është nën hetim zyrtar nën dyshimet për ryshfet në një hetim që përfshin dy dekada aktivitete në komitetin e arbitrave të vendit.
Gjykatësi hetues Joaquin Aguirre Lopez tha më herët në shtator se Barcelona mund të ketë përfituar nga “korrupsioni i mundshëm sistemik”. Në një deklaratë në shkurt, Barcelona mohoi çdo pretendim për shkelje ligjore në këtë aspekt.
Në mars, prokurorët paraqitën një ankesë për pagesat e pretenduara prej më shumë se 7.3 milionë euro gjatë 17 viteve për firmat në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, i cili ishte nënkryetar i komitetit të arbitrave të federatës së futbollit (CTA) nga 1993 deri në 2018.