Arifi vendos flamurin shqiptar në objektin e komunës së Preshevës: Le të valojë flamuri më i bukur në botë

Ashtu siç edhe ka paralajmëruar, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi e ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në objektin e  Komunës së Preshevës.

Ai përmes një video në Facebook ka publikuar momentin e vendosjes së flamurit, si dhe ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit.

“Vendosja e flamurit kombëtarë në godinën e komunës së Preshevës. Le të valojë flamuri më i bukur në botë!”, ka shkruar Arifi./21Media

Back to top button