Arifi: Vizita e Kurtit në SHBA turistike, Osmani inskenoi takime

Ish-ambasadori, Avni Arifi, në një bisedë për rtv21 ka adresuar kritika në drejtim të presidentes Vjosa Osmani sa i përket nivelit të takimeve që ka zhvilluar gjatë vizitës së saj në New York. Sipas tij, presidentja nuk ka pasur takime të rendësishme, derisa vlerëson se presidenti i Serbisë e ka mbuluar terrenin me takime të nivelit të lartë me zytarë Amerikan. Arifi tha se presidentja Osmani është dashur ta mbajë një konferencë për media atje që t’i përgjigjet pretendimeve të presidentit serb i cili e ka quajtur Kosovën “metohi” gjatë fjalimit në Asamblen e Përgjithshme të OKB-së.

‘’Presidentja i ka pasur takimet shumë të vafërta, nuk ka pasur ndonjë takim me ndonjë vend që është afër ta njoh Kosovës, apo që duhet ta njeh Kosovën. E kem parë një inskenim të një takimi  me Rubio në një koktej, që në koktej të tillë gjithëmonë mundësh me shku me bisedu dhe me i ndërru dy tri fjalë dhe me bë një fotografi, por nuk ishte takim bilateral. Kurse nuk ka marrë pjesë kryeministr në detyrë, dhe as ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme. Kosovës i ka vdekë diplomacia prej se ka ardhë zonja Gërvalla.  Atje  terrenin e ka mbuluar Serbia. Vuçiq ka mbajtur fjalim, kurse diplomatët serbë në takime të llojllojshe kanë lobuar se Kosova është “Kosova metohi” dhe se në Kosovë po shkelen të drejtat e njëriut. Ndërsa, ne nuk kemi pasur përfaqësim diplomatik fare. Në rrethana normale kur në Kosovë kemi një Qeveri të duhur që të tre, kryeministri, ministrja e jashte dhe presidentja do të duhej që atje të ishin dy tri ditë përpara. Të punonin ngusht me ambasadën që ta bëjnë një agjendë me i targetu vendet që kjo është në interes për Kosovën dhe që të kenë edhe konferencë për shtyp. Sidomos pas një fjalimi të Vuçiqit. Sepse ne nuk kemi të drejtë të marrim pjesë në Asamblen e Përgjithshme dhe të marrim fjal aty. Prandaj përmes një konference do duhej që të demaskoheshin pretendimet e Serbisë”.

Ish-ambasadori Arifi, ka kritikuar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili është nisur për vizitë në New York. Vlerëson se vizita e tij dhe e presidentes Omsani do të kishin peshë nëse zhvillojnë takime në Shtëpinë e Bardhë dhe jo të marrin pjesë në Ballo të organizuar nga shqiptarët.

“Tash ka shkuar kryeministri Kurti atje dhe nuk e di pse ka shku. Kam dëgjuar se është një ballo shqiptare atje. Nëse ka shkuar prej këtu deri atje mbas Asamblesë së Përgjithshme që të marrë pjesë në Ballo atëherë kjo është marre, marre për të. Por, nëse ka shkaur atje sepse ka takim në Departament të Shtetit, Pentagon apo në Shtëpinë e Bardhë bashkë me presidenten qysh do të duhej të ishte, atëherë e përshendes. Kosova është pa diplomaci dhe pa ministri të Jashtme. Ambasadorët tonë po rrinë nëpër zyre sa për ta marrë një rrogë sepse skanë çka thonë, kanë mbet pa mesazhe. Arsyet pse nuk kanë shkuar është sepse askush nuk do të takohet me ta. Diplomacia jonë është shumë keq. Është tepër keq. Nëse Kurti ka shkuar në ballo shqiptare siç e kam parë dikun të diasporës shqiptare, atëherë kjo është vetëm vizitë turistike dhe nuk ka të bëjë me diplomaci, nuk ka të bëjë me Kosovën. Mundet me shiku për pozicionin e tij për ndonjë votë tek shqiptarët atje, apo ndonjë donator për partinë vet”.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë e Përgjoithshme të OKB-së, ish-ambasadori Arifi tha se Kosova e ka të vështirë të bëhet anëtare.

‘’Për mos anëtarëismin e Kosovësn ë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk mund të fajsohet kjo Qeveri sepse është Rusia dhe Kina janë anëtare të Këshillin e Sigurimit. Ata e kanë të drejtën e vetos dhe është e paimagjinueshme që ne të anëtarësohemi në OKB”., u shpreh ai./RTV21/21Media

Back to top button