Arifit i mbet hatri ndaj Lajçakut: Turp për ju

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirolsav Lajçak gjatë qëndrimit se tij në Kosovë, vizitoi edhe serbët në veri, megjithatë një gjë të tillë nuk e bëri edhe me shqiptarët e Preshevës gjatë qëndrimit të tij në Serbi.
E për këtë ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi duke thënë se është turp, pasi që sipas tij shqiptarët në Preshevë diskriminohen
“Është turp të ju shoh duke vizituar minoritetin serb në Kosovë përderisa zgjedhni që të mos e vizitoni Luginën e Preshevës, ku minoriteti shqiptar përballet me format më të rënda të diskriminimit. Standardet e dyfishta kanë një emër, BE.” ka shkruar Arifi në Tëitter.
Dje, emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak qëndroi sot për vizitë në Mitrovicën e Veriut, ku u takua me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore./21Media

Back to top button