Kaloni te përmbajtja kryesore

Arilena Ara dhe Gjon’s Tears publikuan videoklipin e këngës “Dance me”

 
Dy këngëtarët Arilena Ara dhe Gjon’s Tears kanë publikuar sot videoklipin e këngës “Dance me”.
Kënga është pjesë e albumit “Pop Art” të Arilenës, dhe u publikua si audio më gjashtë nëntor.
Producent i këngës është Florent Boshnjaku, i cili u kujdes edhe për miksimin dhe masterizimin, ndërsa tekstin e ka shkruar Arilena Ara, Gjon’s Tears, Wendy dhe Florent Boshnjaku.
Për anën vizuele është përkujdesur produksioni “Imagine Films”.

Në albumin “Pop Art”, përveç këngëve solo, Arilena ka sjellë bashkëpunime me emrat e njohur të muzikës: Gjon’s Tears, Noizy,  2po2, Wendy dhe Dafina Zeqiri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button