Pesë karakteristikat negative që Bricjapi s’do t’i pranojë kurrë
1. Kontrollues
Bricjapi ka një sens të fortë të së drejtës dhe gabuarës. U pëlqen t’i bëjnë gjërat në atë mënyrë se si ata besojnë se është e drejtë dhe janë të prirur të ndikojnë të tjerët. Duan të kontrollojnë çdo gjë rreth tyre. Kjo mund të mos u pëlqejë të tjerëve. Bricjapi duhet të mësojë të respektojë mënyrën e të tjerëve, sepse ekziston gjithmonë më shumë se një mënyrë për t’i bërë gjërat.
2. Kokëfortë
Janë shumë ambiciozë dhe të vendosur, kanë gjithmonë objektiva për të arritur. Shpesh kjo trajtë shkon deri në kokëfortësi. Vendosin rregullat e tyre dhe nuk u pëlqen të marrin sugjerime nga të tjerët.
3. Pesimistë
Kanë një tendencë që të bëhen shpejt pesimistë. Janë pak të pasigurtë dhe mendojnë për veten se nuk janë mjaftueshëm të aftë. Për shkak të kësaj pasigurie ata shpesh duhet të provojnë që janë të dobishëm. Mund të bëjnë një jetë më të mirë nëse mësojnë të mos jenë pesimistë.
4. Materialistë
Është e rëndësishme për Bricjapin të jetë i rrethuar me gjëra materiale të mira, si një shpërblim për punën e tyre të lodhshme. Shpesh punojnë shumë në vitet e rinisë për të arritur siguri financiare dhe qetësi në moshë madhore. Janë shumë të dhënë në sigurinë e gjërave materiale, dhe mund ta humbasin besimin në vetvete nëse nuk janë mirë financiarisht.
5. Arrogantë
U pëlqen të jenë në pozicione të larta. Kanë dëshirë të madhe të kenë pozicione lidershipi dhe fuqie, në mënyrë që të bëhen pjesë e qarqeve të larta. Sapo ta arrijnë, do fillojnë të mendojnë lart për veten e tyre. Kjo sepse ata mendojnë se i bëjnë gjithmonë gjërat në mënyrën e duhur.