Arkansas ekzekutojnë të arrestuarin e parë pas 12 vitesh

Arkansas kaloi nëpër shumë gjyqe që të ekzekutonte këtë të arrestuar, gjyqe këto që kanë shpëtuar 3 të arrestuar të tjerë nga ky dënim

Ky ishte ekzekutimi i parë pas 12 vitesh, dhe më i përfoluri që kur dënimi më vdekje me anë të injektimit është rikthyer në këtë shtet në vitin 1976.

Ledell Lee është shpallur i vdekur në 23:56 gjatë ditës së enjte, 4 minuta para se t’i skadonte dënimi me vdekje, shkruan rtv21.tv.

Lee 51 vjeçar ishte në pritje të ekzekutimit qysh nga viti 1993, i akuzuar për vrasjen e komshijes së tij Debra Reese të cilën e kishte goditur 36 herë me vegël për ndërrimin e gomave. Lee ishte arrestuar rreth 1 orë pas vrasjes dhe pas shpenzimit të 300$ që i kishte vjedhur nga Reese.

Gjatë ekzekutimit Lee humbi ndjenjat 2 minuta pasi u injektua, nuk bëri asnjë deklaratë finale dhe nuk kishte shenja se po vuante gjatë ekzekutimit../21Media

Back to top button