Arkivoli i policit niset për në Koshare

Sot i jepet lamtumira e fundit

Arkivoli me trupin e pajetë të policit Izet Demak i cili u vra më 27 dhjetor në Istog, është nisur për në Koshare ku do të varroset.

Lamtumira e fundit do t’i jepet në varrezat e dëshmorëve në orën 14:30.

Agjenda e ceremonisë mortore:

Ora 11:00 – nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 – arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 – ceremonia e varrimit.

Demaj i cili humbi jetën në moshën 42 vjeç, ishte bërë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga 8 janari i vitit 2001. Ai po ashtu ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejen e Koshares.

Polici Izet Demaj u vra të enjten në një bankë gjatë perleshjes me armë me një person, i cili tentoi të grabiste një degë të bankës NLB.

Në Istog, përveç policit, i vdekur ka mbetur edhe grabitësi i bankës Kamer Metaj, i cili qëlloi për vdekje Demajn./21Media

Back to top button