Arlinda Hajdari: Jemi gati të luftojmë për vendin tonë

Arlinda Hajdari ishte lënduar verën e kaluar derisa po luante për Kosovën. Arlinda ka pasur fazë të suksesshme rikuperimi dhe tashmë është plotësisht e gatshme. Pas ndeshjeve në Ligën B të Danimarkës, Arlinda është grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Ajo ka shfaqur nivel në ndeshjet përgatitore me Greqinë, ndërsa është e gatshme për dy takimet kualifikuese me Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë me Ishujt Faroe është të enjten nga ora 19:30 në palestrën e qytetit në Istog. Ndeshja e dytë është po ashtu në Istog, të shtunën nga ora 19:30.

Arlinda ka treguar që atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë.

“Përgatitjet po shkojnë mirë. Kemi pasur dy ndeshje miqësore me Greqinë ku kemi provuar taktika të ndryshme, që të jemi gati për ndeshjet me Ishujt Faroe. Atmosfera në ekip është fantastike dhe jemi gati të luftojmë për vendin tonë. Premtojmë maksimumin ndaj Ishujve Faroe”, ka theksuar Arlinda Hajdari./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button