Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu në epërsi

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është në rrugën për të arritur fitore në zgjedhjet e së martës, sipas exit polleve.
Sondazhet, të cilat parashikojnë rezultatin përpara rezultateve zyrtare, i japin bllokut të krahut të djathtë një shumicë të vogël të vendeve në krahasim me kundërshtarët e tij.
Një rezultat i tillë do të shënonte një rikthim dramatik për Netanyahu, i rrëzuar vitin e kaluar pas 12 vjetësh në pushtet, transmeton rtv21.tv.
Zgjedhjet u panë gjerësisht si një votë pro ose kundër kthimit të Netanyahut.
Rezultatet zyrtare priten në orët në vijim.
Nëse sondazhet konfirmohen, kjo do të shmangë mundësinë e zgjedhjeve të gjashta në vetëm katër vjet./21Media

Back to top button