Kaloni te përmbajtja kryesore

Armatimi i kapur në veri, Sveçla publikon fotografi

(Lajm i përditësuar)


Armatimi i kapur në verl, Sveçla publikon fotografi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatimin që u konfiskua sot në veri të Kosovës.

Svecla ka publikuar disa fotografi ku shihen eksplozivë, armë dhe municione.

Ai tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend.

“Sot, më shumë eksplozivë, armë dhe municione u konfiskuan edhe një herë në veri falë forcave tona vigjilente të sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me qytetarët tanë në veri. Kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend”.


Detaje nga kapja e armatimit në veri, ishte në bashkëpunim me AKI-në

Policia rajonale e Kosovës në Mitrovicë ka dalë me detaje nga aksioni i sotëm për kapjen e armëve ilegale në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në kuadër të aktiviteteve operative në bashkëpunim me AKI-në kanë arritur të identifikojnë disa lokacione ku ndodhej armatimi i fshehur, nga ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviq, ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës që ndërlidhet me subjektin në kërkim Zharko Cvetkoviq.

Në lokacionin e parë janë gjetur tri armë të gjata AK-47, katër karikatorë me 60 fishekë, një krehër me 11 fishekë, një këllëf revoleje, një çantë ushtarake.

Ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur një rrip brezi me 25 fishekë për armë gjuetie, 23 fishekë për armë gjuetie, pistoletë TT me një karikator me tetë fishekë, tre karikatorë me nga tetë fishekë, dy karikatorë në fotrollë, 28 fishekë për armë të gjata, 10 krehër me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë), një kuti me fishekë 7×62, katër pastruese të armës, kuti me lëndë të dyshimtë.

Në lokacionin e tretë janë gjetur armë e gjatë me bajonetë, një pistoletë me dy karikatorë me nga tetë fishekë 7×62 dhe një fotrollë, çantë e zezë me pajisje për pastrim të armës, dy kuti me nga 50 fishekë 7×62, tre karikatorë me fotrolla me nga tetë fishekë, armë e gjatë gjuetie me çantë.

Ndërsa në lokacionin e katërt janë gjetur iriq metalik, jelek i brendshëm antiplumb, 30 copë mjet i dyshuari eksploziv TM 100, një uniformë, çantë e zezë me pajisje të ndihmës së parë dhe adapter për radiolidhje.


Policia sot mban konferencë të jashtëzakonshme, ekspozon armët e konfiskuara në veri

Policia e Kosovës do të mbajë konfernëcë për media përmes së cilës do të paraqesin detaje rreth operacionit policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit. Këtë e ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv , Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Konferenca do të mbahet sot ( 14 qershor) në ora 19: 30 në Objektin Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë.

“Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media”, ka njoftuar ai.


Policia bastis dy lokacione në veri, gjen armë

Policia e Kosovës po zhvillon operacion në veri. Atje ka bastisur dy vended he ka gjetur armë.

Kjo është konfirmuar nga Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, derisa ka shtuar se nuk mund të japë detaje.

“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”, ka thënë Elshani duke shtuar se për sasinë e armëve të gjetura do të ketë detaje më vonë.

Edhe të enjten policia ka zhvilluar aksion në ver. Në fshatin Uglarë të Zubin- Potokut ku ka janë gjetur granata dore e armë të gjata, kurse është arrestuar një person.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button