Kaloni te përmbajtja kryesore

Biden zgjat edhe për një vit “emergjencën” për Ballkanin Perëndimor

Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur të vazhdojë “emergjencën kombëtare” rreth situatës me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor.

Ky Urdhër ekzekutiv i firmosur nga George Bush me 26 qershor 2001 në fokus personat që për kohën vlerësoheshin se po destabilizonin rajonin e Ballkanit, kryesisht nëpërmjet nxitjes së konflikteve ndërshtetërore, si në Kosovë, Maqedoni apo Bosnjë-Hercegovinë.

Dy dekada më vonë më 8 qershor 2021 – urdhri ekzekutiv nr. 14033 – presidenti Biden e plotësoi deklaratën origjinale duke shtuar edhe elementin e korrupsionit si një “rrezik i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

“Situata në territorin e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë edhe cenimi i marrëveshjeve pas luftës dhe i institucioneve pas shpërbërjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si edhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive të ndryshme dhe institucioneve në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, prandaj përbën një kërcënim të madh dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.”

Kurse aktualisht Biden ka vendosur që këtë emergjencë ta vazhdojë edhe për një vit

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, urgjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304 dhe që u zgjerua në urdhrin Ekzekutiv 14033, duhet të vazhdojë në fuqi pas datës 26 qershor 2024. Prandaj, në përputhje me neni 202(d) i Aktit Kombëtar të Emergjencave (50 USC 1622(d)), po vazhdoj për 1 vit urgjencën kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në vendimin e Biden./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button