“Armatura” e Vuçiqit, Bislimi: S’marr vesh nga ndërtimtaria

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë të martën se nuk merr shumë vesh nga sektori i ndërtimtarisë, kur u pyet për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që në mënyrë figurative u shpreh ditë më parë se evropianët kishin kërkuar “armaturë të re” për dialogun.
Vuçiq deklaroi se ne takimin me përfaqësues të Francës dhe Gjermanisë si dhe emisarit Miroslav Lajçak të shtunën në Beograd i ishte shpalosur idetë e reja për dialogun, por që Bislimi refuzoi të komentonte.
“Unë jam zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe nuk marrë vesh shumë nga armaturat, si dhe nuk kam qenë prezentë në takimin e përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Francës me presidentin Vuçiq. Prandaj, pyetja është drejtuar në adresë të gabuar”, theksoi Bisilimi.
Sa i përket mundësisë së liberalizimit të vizave gjatë këtij viti, Bislimi beson se kjo çështje shumë shpejt do të marrë zgjidhjen finale.
Bislimi këto komente i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro./21Media

Back to top button